Maqedoni

Grubi: Shkupi, Tirana, Prishtina solidarizohemi me luftën e UÇK-së, ishte luftë e dlirë

Zv/Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, e konsideron të padrejtë gjykimin në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së për luftën në Kosovë.

Në një video mesazh për emisionin Opinion në Tv Klan, grubo thotë se lufta e UÇK-së ka qenë e pastër dhe për këtë arsye të gjithë shqiptarët janë solidarizuar me ish-luftëtarët e UÇK-së.

Artan Grubi: Lufta e UÇK është e dlirë si loti dhe prandaj të gjithë ne edhe nga Shkupi, edhe nga Tirana, edhe nga Prishtina solidarizohemi me vëllezërit tanë të cilët padrëjtësisht po gjenden në Hagë dhe po gjykohen për luftën çlirimtare të popullit të Kosovës. Qytetarët e Kosovës luftuan për ta mbrojtur pragun e derës të tyre kundër përpjekjeve gjenocidare të regjimit serb të Millosheviçit. Prandaj dhe të gjithë ne, do të thotë autoritetet shqiptare, të gjitha partitë politike në Maqedoninë e Veriut jemi pranë vëllezërve tanë të cilët po gjykohen në Hagë dhe jam i bindur që i gjithë ky proces do përfundojë me pafajësinë absolute të të gjithë shokëve tanë të cilët për momentin po gjykohen padrejtësisht në Hagë”.