Maqedoni

“Ditë historike”, Stoltenberg pas anëtarësimit të Finlandës në NATO

Finlanda është anëtari i 31-të i NATO-s.

Pas zyrtarizimit ka folur sekretari Jens Stoltenberg, i cili tha se kjo është një ditë historike.

“Putini kishte deklaruar se qëllimi i pushtimit të Ukrainës ishte të kishte më pak NATO, ai donte më pak NATO përgjatë kufijve të tij, donte ta mbyllte derën e NATO-s. Ai po merr pikërisht të kundërtën”, tha Stoltenberg.

Aplikimi për anëtarësim i Finlandës në NATO u nxit nga agresioni rus në Ukrainë, i nisur më 24 shkurt 2022.

Dhe, shtetin finlandez e ndan një kufi të gjatë, prej mbi 1 mijë kilometrash, me Rusinë.

Pë t’u anëtarësuar në Aleancën Veriatlantike, ka aplikuar njëkohësisht edhe Suedia.

Mirëpo, Turqia është duke e bllokuar me arsyetimin se është duke mbështetur “terroristët”.

Si akt të parë pas anëtarësimit, ministri i Jashtëm finlandez, Pekka Haavisto, ia dorëzoi sekretarit amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, ratifikimin e kërkesës së Finlandës për anëtarësim në NATO.