Votimet në Bullgari, garë e ngushtë mes Borisov dhe Petkov, vështirë të formohet qeveri e re
Rezultatet fillestare të votimit në zgjedhjet e sotme në Bullgari tregojnë një garë të ngushtë mes koalicionit GERB-SDS të udhëhequr nga ish-kryeministri Bojko Borisov dhe koalicionit të ish-kryeministrit Kiril Petkov nga partia Ndryshimet e vazhdueshme (PP), që kandidoi së bashku me Bullgaria Demokratike (DB), përcjell KlanM.
Sipas exit poll-eve të agjencisë “Trend”, PP-DB ka 26,9 për qind të votave, dhe GERB-SDS 26,7 për qind, “Rilindja” 12,9 për qind, DPS 12,4, BSP 10,5 për qind, raporton BGNEWS.
Afër pragut elektoral prej katër për qind për mandate parlamentare është ai i Slavi Trifonovit “Ka një popull të tillë” me 3,9 për qind të votave të fituara.
Sipas rezultateve paraprake, edhe pas këtyre zgjedhjeve, Bullgaria nuk do të jetë në gjendje të formojë një shumicë parlamentare funksionale, përcjell KlanM.