Maqedoni

Do të ngrihen çmimet e 10 frutave dhe perimeve

Qeveria të martën paralajmëron se do të sjell vendim për ngrirjen e çmimeve të disa pemëve dhe perimeve dhe pret që kjo të ndikojë në uljen e çmimit të tyre në treg sidomos me rritjen e temperaturave dhe rritjen e prodhimit të tyre. Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi paralajmëroi inspektime të shtuara në terren, sidomos nëpër tregjet e gjelbëra, për të parandaluar manipulimet e tregtarëve me çmimet.

“Do të jenë mbi dhjetë produkte të cilat do të përfshihen në vendimin që e ka propozuar Ministria e Ekonomisë duke u bazuar në të dhënat edhe të Doganës por edhe të Ministrisë së Bujqësisë. Për fat të keq, gjatë muajit mars, duke u bazuar tek të njëjtat të dhëna, tregtarë të ndryshëm me produkte bujqësore, pemë dhe perime, kanë pasur marzha të fitimit edhe mbi 100%, dhe 200% në disa raste. Me siguri që pas 20 prillit, apo në fund të prillit dhe në fillim të majit do të rritet dhe prodhimi vendor për shkak se është dhe sezoni ku kemi prodhim më të madh të pemëve dhe perimeve dhe kjo do të ndikojë pozitivisht në uljen e çmimeve të tyre”, tha Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë.