Maqedoni

Njihuni me 105 vjeçarin nga Shkupi që falet dhe agjëron, me origjinë nga komuna e Likovës

Mund t’ju duket e çuditshme, por haxhi Vaid Abdiu nga Shkupi edhe pse në moshën 105-vjeçare me bindjen dhe përkushtimin e tij ndaj besimit mundohet t’i kryej të gjitha obligimet fetare, shkruan Open-TV.

“Haxhi Vaidi, stërgjyshi im, është i lindur në vitin 1918, por them se është shembull për gjeneratat e reja se dashuria për Allahun pamarrë parasysh se në cfarë situate apo vështërësie jemi, ne duhet të përkushtohemi në pjesën shpirtërore. Ai agjëron, por me qenë se është i moshuar dhe i kanë nisë probleme shendetësore, ndonjëherë edhe po i pamundësohet, ndërsa në namaz është i rregullt. Dhe, besimi në krijuesin është thelbi i çdo suksesi. Insha’Allah Allahu nuk na largon nga rahmeti i tij, dhe na shton ndjenjën e besimit në zemrat tona”, deklaron Orhan Kurtishi, stërnipi i tij, për Open-TV.

“Ai shumë vite ka mirëmbajtur xhaminë Allaxhes në Shkup dhe këtë punë e ka kryer deri para pandemisë, para deri para dy vitesh, dhe më pas Covid-19 e bëri të vetën, u desh të largohet”, tregon Kurtishi.

“Vlen të theksoj se gjatë kryerjës së shërbimit ushtarak në moshë të re ka fituar graden e oficerit, por më pas e ka lënë atë detyrë”, thotë ai.

Ndryshe, Haxhi Vaidi është me origjinë nga fshati Vishticë i komunës së Likovës, por që prej vitesh jeton në Shkup. (Open-TV)