Maqedoni

Intervistë e Rafiz Alitit për LIDERI.MK: Jam optimist, do e bashkoj degën e Sarajit!

Rafiz Haliti i është rikthyer politikës aktive, pas një periudhe të caktuar. Para disa ditëve ai është caktuar koordinator i degës së BDI-së në Saraj, degë e përfshirë nga ndarjet. Por Haliti është optimist. Në një Intervistë për portalin Lideri.mk, ai shprehet i bindur se do të unifikojë degën.

“Opinioni i din ndarjet që ekzistojnë në degën tonë. Unë do të punoj maksimalisht që të tejkalohen dallimet. Jam optimist se do t’ia dal sepse dega jonë çdo herë ka qenë mes degëve me përkrahje më të madhe për BDI-në”, shprehet Aliti.

Ai është i kënaqur nga disponimi pozitiv me të cilin është pritur vendimi që të emërohet koordinator i degës dhe kjo i jep motiv më të madh për angazhim.

“Vendimi i kryetarit të partisë Ali Ahmeti që unë të emërohem koordinator i degës është pritur pozitivisht nga struktura e degës dhe nga anëtarësia. Kjo e rrit motivin për punë tek unë dhe gjithë dega. Presim rezultate shumë pozitive”, thekson Aliti në intervistën për Lideri.mk.

A është një sfidë e re detyra e koordinatorit, pas një kohe të gjatë larg politikës aktive dhe sa beson se mund ta kryejë me sukses?

“Gjithsesi se çdo detyrë paraqet sfidë të re”, përgjigjet Aliti, duke shtuar: “Unë kam qenë këtu, nuk kam qenë larg zhvillimeve. Me rëndësi është që kam hasur në përkrahje pozitive dhe gjërat thera do i rrunbullakësojmë me sukses. Zaten motivi im për të pranuar këtë detyrë ka qenë përkrahja e madhe që ka pasur BDI në elektoratin e Dervenit 20 vite me radhë”./Lideri.mk