Mbrëmë pas mesnate dy vajza janë sulmuar fizikisht nga një 24 vjeçar. Sulmi ka ndodhur në nje parking, njofton MPB.
“Më datë 29.03.2023 në ora 01:00, D.I.(22) nga fshati Koliçan i Poshtëm, Shkup, ka raportuar se rreth orës 00:50 në një parking në zonën e Çairit, ajo dhe shoqja e saj janë sulmuar fizikisht nga A.K. (24) nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë një parashtresë përkatëse”, njoftoi policia.