Tërmet në Maqedoninë e Veriut, nuk ka dëme por shkaktoi panik te banorët
Një tërmet me magnitudë 3.1 ka dridhë Maqedoninë e Veriut në ora 2:41 pas mesnate.
Epiqendra e tërmetit ka qenë afer Shtipit në lindje të vendit, kurse është ndier edhe në qytete për rreth, shkruan Lideri.mk.
Tërmeti ka qenë në thellësi me pak se dy kilometra dhe ka shkaktuar panik te banorët e këtij qyteti, të cilët frikën e kanë shprehur edhe në rrjetet sociale.
“Na dridhi si të kishte rënë ndonjë bombë”, komentoi një banor i Shtipit.
“Dhashtë Zoti të mbetet me 3.1 shkallë e mos të dridhet më shumë”, ka komentua një tjetër, pasi informatat fillestare ishin se fuqia e tërmetit ka qenë 4.6 shkallë.