Takimi Stoltenberg-Pendarovski: NATO do t’i qëndrojë pranë Maqedonisë së Veriut
Presidenti Stevo Pendarovski, në kuadër të vizitës së tij në Bruksel, sot ka realizuar takim me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.
Në takim, është diskutuar për bashkëpunimin mes Maqedonisë së Veriut dhe NATO-s, për çështjet aktuale rajonale dhe të sigurisë, për prioritetet e politikës së jashtme dhe për mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në përballjen me pasojat nga pandemia me Covid-19.
Presidenti Pendarovski gjatë bisedës me Stoltenbergun, e riafirmoi gatishmërinë dhe përkushtimin e Maqedonisë së Veriut në promovimin e paqes dhe stabilitetit, duke theksuar se vendi edhe në të ardhmen do të kontribuojë në misionet ndërkombëtare të paqes të udhëhequra nga NATO në rajon dhe më gjerë.
Në paraqitjen e tij, Stoltenberg premtoi, se NATO do t’i qëndrojë afër Maqedonisë së Veriut në luftën kundër pandemisë së Covid-19.