Sport

Kosova i nis mbarë kualifikimet për “Euro 2024”, barazim në Izrael

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll i ka nisur me barazim kualifikimet për ciklin e ri të Evropianit të vitit të ardhshëm.

Kosova të shtunën barazoi me rezultatin 1:1 në udhëtim te Izraeli.

Ishte në epërsi në pjesën e parë, ndërsa pati mundësi ta fitonte tërë ndeshjen në fund me Milot Rashicën.

Ishte pikërisht harkimi i Rashicës në minutën e 36-të që e shtyu kapitenin e vendësve, Eli Dasa, të shënonte në portën e vet.

Rashica në minutën e 49-të shënoi gol për 2:0, por gjyqtari kryesor e anuloi atë për prekje me dorë, pas shikimit të situatës në VAR.

Në minutën e 56-të, Dor Peretz barazoi shifrat dhe vulosi rezultatin final të takimit.