Kërcënohet me vdekje prokurori që po heton Donald Trumpin
Byroja Federale e Hetimit dhe Departamenti i Policisë së Nju Jorkut po hetojnë në lidhje me një kërcënim me vdekje dërguar Prokurorit të Manhatanit, Alvin Bragg, pasi iu dërgua një zarf me pluhur të bardhë.
Bragg po heton ish-presidentin amerikan Donald Trump në lidhje me një pagesë prej 130,000 dollarësh që pretendohet se ia dha aktores dhe regjisores së filmave për të rritur, Stormy Daniels në vitin 2016.
Bragg ka paraqitur prova para një jurie të madhe që po shqyrton nëse do të padisë Trump, i cili është sinjalizuar mund të përballet me akuza penale për pagesën e aktores Daniels.
Burime brenda policisë treguan se letra i drejtohej prokurorit te Manhatanit Alvin Bragg-it ku shkuhej: “Alvin do të të vras!, sipas mediave amerikane. Pas ekspertizës zyra e prokurorit tha se brenda zarfit nuk kishte asnjë substancë te rrezikshme.
Autoritetet deklaruan se shenjat në zarf tregonin se letra ishte dërguar me postë nga Orlando, Florida në fillim të kësaj jave. Por edhe nëse Trump akuzohet, dënimi maksimal është vetëm 4 vite burg.
Trump është kandidati i parë i shpallur për zgjedhjet presidenciale vitin qe vjen bashkë me Nikki Haley, ish-ambasadore e OKB, në garën paraprake të republikanëve.
Shumica e sondazheve tregojnë se Trump kryeson përpara rivalëve të mundshëm, përfshirë guvernatorin e Floridës, Ron De Santis.
Ish-presidenti Trump gjithashtu po hetohet për dokumentet e klasifikuara verën e kaluar si dhe për përpjekjet e tij për të anuluar rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.