Ramazani 2023

Shkruan nipi i mulla Jakup Hasipit: Ramazani ishte ndryshe me ty!

Ramazani në vetvete është i begatë, por ti na e begatoje edhe më shumë.
Të gjithë ne u lodhnim duke ndejtur në Ramazan, ti duke ligjëruar nuk u lodhje.
Në iftar hanim sa s hahet, ti haje vetëm pak.
Ne pushonim, ti vrapoje gjithandej..
Donim të qerasnim, s na lejoje.

Me një fjalë, Ramazani ishte ndryshe me ty, sa do që të flas kurrë smundem me e kry, por shyqir që të patëm, 30 vite mision, dhe edhe pas vdekjes akoma po na mëson. Hoxha jonë. axha Jakup.

Nga: Bajram Ramadani