Diaspora

Kujtime me shqiptarët nga Stambolli: Pse po kanë axho? Mos kajë! (n’Shkupjançen e Stambollit)

Shkruan: Xhafer Ymeri, Kumanovë/Basel

Megjithate vendosa t’a takoj mikun dhe Atdhetarin tonë të palodhshëm Qamil Bytiqin veprimtaria e të cilit meriton çdo lavdatë gjithëshqiptare dhe gjithnjerëzore! E pashë t’arsyeshme të mar një hallallëk dhe lamtumirë por edhe t’ia kërkoj edhe nja 10 libra të “Shqiptarët e harrumë të Turqisë” për t’ua dhuru edhe dhetë miqve tjerë ngase ato të parat kisha shpërnda dhe nuk më kishte mbetë asnjë. Sa mbërrina në Stamboll e lajmërova se do të shkoj t’a tokoj sa për çmallje me një kafe turke, . Edhepse me shumë punë, doli për të më pritë te vendndalja e trenit. U ngrykumë shqip dhe më priu drejt msojtorës së gjuhës shqipe edhe ate te zyrja e “Vllaznia Shqiptaro-Turke”. Udhës mē rrëfente ndodhi si gjithmonë të vëmendshme për duqanet anve të udhës përpjetëse. Përnjëherë u ndal para një salephane dhe bozëhane dhe mbasi e lavdoi më priu tu më folë njëkohësisht për salepin ma të shijshēm të Stambollit që e bënte një familje Shkupjane. Mbasi e pa se më pëlqeu e porositëm edhe nga një. Sa ishim aty na u afrua një burrë me moshë mesatare me një vajzë të re, na përshëndetën me përzemërsi edhe Hoxhën (Profesorin Qamilin) edhe mu.
Me krenari më tha se këta janë studentët e orëve të shqipës babë e bijë poashtu nga Shkupi. Më priu te mësojtorja një zyrë e vogël ku kishin ardhë 8 përcjellës të mësimeve pothuaj nga e gjith Shqiptaria: Zeynep dhe Yusuf Şengül nga Shkupi, Merve ve Melike Çelik nga Jashanica afër Nishit të shpërngulëm qysh nga 1913 kurë Sërbia i shkretoi mbi 900 katunde Shqiptare…Cerennur Yapıcı nga Shkupi, Ümit Türkseken nga Dllëga e Kumanovës, Recep Gürcade nga Jabollçishta e Velesit dhe Yusuf Karabacak, turk nga Stambolli. Ishte befasi e kënaqshme kurë mësova se ky i fundit, Jusufi ishte turk për nga përkatësia e gjuhës dhe ndjenjave por ama e kishte feju një vajzë nga Morana e të madhit, mësuesit dhe Atdhetarit trim Azam Moranës nga rrethi i Shkupit. Ky djalosh i ndershëm dhe i bindshëm, në shejë nderimi dhe dashnie ndaj të fejumës kishte vendosë të mëson shqip me plotë vetëdije se gjuha e Nonës së fëmive të tyne do të jet shqipja!… Qamili e filloi mësimin me lexime dhe sqarime në të dy gjuhët, shqip dhe turqisht. Megjithate ishte kënaqësi të ndëgjojsh shqipën e tyne që ishin rritë në Turqi me mungesën e disa zanoreve dhe bashktinglloreve të shqipës së vërtetë. Dhe i erdhi rendi Zeynep-es, nxënëses më të re, ndoshta 10-11 vjeçare. Sa filloi të lexojë me atë za të njomë të fëmiut por të ambël filluan të më dridhen buzët, ishte e pamundshme t’i gulfati lotët…
Isha ulë afër sajë, ajo nuk më shihte por të tjerët e vërejtën mërzinë time dhe fshirjen e lotve të cilët nuk ndaleshin! U pëshpëritën midis veti por edhe Zeynep-ja kuptoi dhe më shiqoi e habitun dhe pa u hamendë foli dhimbshëm por në Shkupjançen e sajë të ëmbël: “Pse po kanë Axho? Mos kajë!”.
Hoxha (Profesori) Qamil vazhdoi mësimin nga një libër i botumë që nga viti 1973 në Tiranë i paramendumë vetëm për të hujtë që dojnë të mësojnë shqipën sepse atë kohë gjithë shqiptarët edhe mbrenda edhe jashta gardhit ishin aty ku i kishte falë Zoti para se të gardhoheshin Tokat e Shqiptarisë! Dhe si të mos rrjedhin lotët kurë kujtohen ata kongreset e të pashpirtve në Berlin, Londër, Versaj, Lozannë dhe sot e m’a ditë nëpër New Yorka, Brussela, Strasbourga, Beograda e Ohra ku me mija “diplomate e diplomatë” kan kalu netë e netë me shishe të champagn-esh por në shoqëri bukuroshev të zgjedhuna nga krralet ruse e sërbe për m’e ua shtu vullnetin që sa ma pamshirshëm t’i coptojnë Tokat e Shqiptarisë për t’i pjellë dhe forcu shtetet kopile si sebinë, crna gorën, maqedoninë e titos, greqinë helenike të ortodoksit arvanitas të pamëshirshëm edhe ndaj motrave dhe vlaznive të vet nga gjuha dhe gjaku, napoleon zavrës. Kurse shqipninë londoneze po e ladron rama që s’i ka mbetë tjetër për krenari përveç shkarravinave të tij me dorën e lindës, berisha me tubimet dhe ligavitjet për rihypje në tronin e dikurshëm dhe meta i cili vetëm i ndrron partitë mu si thojnë shkitë tonë “isti kurac, drugo pakovanje”, me crna gorën dhe kishënsërbe po meret abazoviqi, me srbska zajednicën e kosovës po meret i hunit e i konopit deri te hamamxhiku. Me severna ata të dui-t të reçicës me kërçovarët në Tetovë dhe ata të duit me kërçovarët e Shkupit me zjarmet herë me tym e herë pa tym. Ata të Besës Tetovës herë me besë e herë pa besë, ata të aash së doktorave prej psikiatrave, kirurgave, pediatrave deri te ortopedët! Kuj po i ha palla për 900 katundet e shprazëm prej kalemegdanit të beligradit, për Malsisë Kombit të shpërngulëm për amerikë deri në australi, për kosovës me kryeshtetin e zajednicës, për iliridën e severnës së jajcës, beogradit, skopjes, dojranit, ohridit 1, 2, 3,… E për ata të vilajetit të Janinës, për Çamërinë!? E harrunë atë Çamen trime dhe Atdhetare e cila ia kishte lonë bijën e sajë ushterve të ortodoksit grekomanit napoleon zevrës udhës në borë të ftoht dhe me teshat e sajë e kishte mbështjellë birin e sajë me shpresë se ai do t’a trashigon, do t’a shton familjen, do t’a runë “farën” shqiptare e cila u humb përgjithmonë tu u tretë dhe shku edhe në pikat ma të largta të botës ku edhe vet Zoti nuk kishrte shkelë “për jetë ma të mirë!!!!?”.
Për Stambollin një françez paska pas thonē se do ta kishte zgjedhë kryeqytetin ma të bukur natën sepse gjithë ato drita nëpër kodrat (stombllaltapo stumblat prej nga rrjedh edhe emni i Stambollit) e tij e bojnë me të vërtetë ma të hijshmin në botë. Për mu ama i tillë është edhe natën edhe ditën sepse jo vetëm “Arnaut kalldërmat” e Stambollit të cilat i paskan pas shtru shqiptarët tonë por edhe gjurmat e hapave të tyne i ndiej kur jam atje. Por me iu afru oborrit ushtarak “Süleymaniye Kışlla-Sylejmanije Këshlla” aty i ndiet edhe fjalët dhe ofkamet e mërziave të atyne djelmoshave ftyrështalbt apo ftyrëfëmijsh “Yeniçere-Jeniçere” në shqipën e kohnave që nga Bizanti deri te ajo e Perandorisë Osmane dhe sot e kësaj ditë!…
Dhe aty e kemi Qamilin me ato vajza dhe ata djem që ende kanë mallë dhe vullnet për t’a ringjallë shqipen e Nonave dhe Nenave të tyne të cilën ia paskan pas sjellëm shekuj ma parë me shpresë se një ditë do t’i gjejnë edhe rrënojat e stërgjyshve të tyne nga beligradi nëpër Shkupin e Leo Trockit dhe përjetimet ma të trishtueshme që kishte pa se si të pashpirtit sërbo-sllav kishin grabitë, pre dhe vra fëmi, gra, plaka, pleq dhe burra shqiptarë mga beligradi e nishi e deri te Janina e napoleon zevrës ngjarjet këto të cilat i përshkrunë ambasadorit amerikan Georg Fred Williams në librin e tijë Shqiptarët dhe pashpirtësinë e “helenëve” të viteve 1914-1915. Edhe njëherë po e përmendi fjalën e shkive “svaka çuda tri dana treje” që i përshtatet Qendrës kulturore të Republikës së Kosovës e cila sa u çel edhe u mshel sepse vetëm ajo bebe jetime dhe e posalindun nuk mundet me i dalë zot Shqiptarisë, ajo ka hallet e veta “REPUBLIKA ZAJEDNICA!!!”
Shtesë: Mos u besdisni me shqipën t’ime por sikur u çmalla mbase nuk deshta të shkrujë në gjuhën as të Enverit as të Kadaresë e as të Janullatos-it të ramës, berishës dhe metës sepse ma e shishme m’u duk gjuha që m’a folte Nena jeme sepse Nona nuk pati jetë të m’a fole dhe mëosje asnjë fjalë!!!