Maqedoni

Ministri i MSHIA-së nga rradhët e ASH-së, realizon takimin e parë në BE

Ministri i Shoqërisë Informative dhe Administratës Publike, Azir Aliu, ka mbajtur sot takimin e parë në Bashkimin Evropian duke filluar kështu përmbushjen e zotimeve të ASH-së nga agjenda evropiane. Kjo vizitë rralizohet në frymën e angazhimit për sinkronizim të legjislacionit vendor me atë të BE-së, me çka hapet rruga e vendit për anëtarësim në BE.
Në njoftimin e lëshuar nga MSHIA thuhet se transformimi digjital i shoqërisë është prioritet i lartë i Qeverisë, andaj sot në Bruksel si ministër i MSHIA-së, Aliu udhëhoqi delegacionin e Maqedonisë së Veriut i cili mbajti takim bilateral skriningu për kapitullin 10 – Shoqëria informatike dhe mediat.

Në takimin me përfaqësuesit e Drejtorisë së Përgjithshme të Fqinjësisë dhe Politikës së Zgjerimit (DG NEAR) dhe Drejtorisë së Përgjithshme për Rrjetet e Komunikimit, Përmbajtje dhe Teknologji(DG CONNECT), u diskutua për shumë aspekte të nivelit të përputhshmërisë së sistemit ligjor në vend në lidhje me legjislacionin evropian.

“Me këtë rast si ministër i MSHIA-së theksova se reformat në fushën e shoqërisë informatike dhe mediave janë në agjendën kryesore të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të njëjtat paraqesin parakusht për transformimin digjital të shoqërisë drejt së cilës MSHIA dhe Qeveria po punojnë me përkushtim të lartë”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga kabineti i ministrit Azir Aliu.

Në takim është potencuar edhe një pasqyrim i shkurtër rreth progresit në fushat e komunikimeve elektronike dhe rregullimit, politikat audiovizuale, mediumet dhe e-shërbimet në harmonizim me legjislacionin e BE-së, .

Në pjesën e roamingut, veqmë ka ulje të kostove të roaming-ut në mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, ndërsa disa muaj më parë edhe në mes Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian, nga ku egziston ndjekje konstante dhe harmonizim në legjislacionin nacional me BE-në Radio Spectrum Policy. Gjithashtu theksova se edhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut dy operatorët egzistues celularë tanimë ofrojnë 5G shërbime.

Ministri Azir Aliu ka informuar se Qeveria ka Plan operativ Nacional broadband i cili është plotësisht i harmonizuar me rregullat nacionale për targetet broadband të harmonizuara me BE-në dhe se është e formuar Zyra Nacionale për kompetenca broadband, e cila në kontinuitet merr pjesë në takimet e rrjetit BCO dhe BE-së.

Në fillim të këtij viti, potencova se është siguruar asistencë teknike nga BE Integration Facility, për hartimin e një Studimi për ndërtimin e infrastrukturës optike fizike backhaul nga qytetet deri te zonat e bardha (sipas PONB) fibrat optike të së cilës do të përdoren. nga operatorët për të ofruar shërbime broadband në zonat e bardha.
Poashtu nga ky muaj ka nisur procesi i hartës së mbulimit me rrjetet VHCN (Very high capacity network), i cili do të përfaqësojë hapin e parë për procesin e ardhshëm të harmonizimit të targeteve nacionale broadband me targetet broadband në kompasin digjital.

Sa i përket aktiviteteve për periudhën e ardhshme, potencova se fokusi do të jetë në miratimin e Ligjit për sigurinë e rrjeteve dhe sistemeve informative, (në përputhje me Direktivën NIS), miratimin e Strategjisë Nacionale për Siguri Kibernetike.të rrjeteve dhe sistemeve të Informacionit, si dhe formimi i Qendrës Kordinative Nacionale për Sigurinë Kibernetike.

Hap i rëndësishëm në rrugën e reformave që na pret, është edhe miratimi i Strategjisë Nacionale të TIK-ut që do të bazohet në Kompasin Digjital të BE-së, si dhe procesi i harmonizimit të legjislacionit Nacional me Direktivën Audiovizuale dhe Shërbimeve mediatike e cila zbatohet me inkluzivitet të të gjitha palëve të përfshira.