Maqedoni

Mexhiti paralajmëron lehtësim të procedurave për punësim të mjekëve të diplomuar

Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, sot realizoi një takim me përfaqësuesit e Odës së Mjekëve në RMV për të përballuar sfidat e migrimit të mjekëve dhe sfidat me të cilat ballafaqohen mjekët në vendin tonë.

Ai theksoi se si ministri e njohin kontributin e çmuar që japin mjekët në sistemin tonë të kujdesit shëndetësor dhe e kuptojmë rëndësinë e kësaj, prandaj duan të jenë të sigurtë që ata të kenë mbështetjen që u nevojitet për të vazhduar të ofrojnë kujdes cilësor.

“Pyetja mbi çështjen e migrimit të mjekëve është një çështje komplekse dhe ne jemi të përkushtuar të punojmë me Odën e Mjekëve për të gjetur zgjidhje efektive.

Gjatë takimit, diskutuam mënyrat për të shkurtuar procedurat administrative për mjekët, duke e bërë më të lehtë punësimin e tyre, të ballafaqohen me sistemin dhe të fokusohen në atë që ata e bëjnë më së miri – kujdesin ndaj pacientit. Ne besojmë se nga kjo do të përfitojnë jo vetëm mjekët, por edhe do të përmirësojnë cilësinë e përgjithshme të kujdesit shëndetësor në vendin tonë”, theksoi Mexhiti duke shprehur besimin se diskutimi ishte produktiv në drejtim të gjetjes së zgjidhjeve nga të cilat do të përfitojnë të gjitha palët e përfshira.