Shqipëri

Gafa e deputetit të Ramës: Hajredin Pasha është hero i Dibrës!

Për deputetin e Edi Ramës, Toni Gogu, Hajredin Pasha është hero i Dibrës.

Të tillë e ka bërë ai përmes një postimi në rrjetet sociale ku shkruan: “170 vite këngë e lavdi, dedikuar Hajredin Pashës, heroit të gjithë dibranëve. Një prej dedikimeve që ndër breza është trashëguar e vijon të ngjallë njësoj emocione”.

Madje, nuk e me ke kaq shpërfaqjen e injorancës funksionale, por ka krijuar edhe hashtaget me emrin e ish-gjeneralit famëkeq të osmanëve, Hajredin Pashës #hajredinpasha #hero #song #dibra #history.

Pasi u bë lajm në media, Gogu korrigjon postimin, por nuk e di që gjurma mbetet.

Postimin e parë me Hajredin Pashën hero të Dibrës, Toni Gogu e ka hedhur në orën 18:07 minuta.

Rreth 1 orë e 20 minuta më pas, ai ka ndryshuar shënimin, duke hequr emrin e gjeneralit që dërgoi Porta e Lartë kundër kryengritjes shqiptare.

Por kush ka qenë Hajredin Pasha?
Që ta mësojë edhe deputeti i Edi Ramës se kush ka qenë Hajredin Pasha.

Hajredin Pasha ishte një gjeneral famëkeq i osmanëve.

Vendet e pushtuara nga Perandoria Osmane, mes të cilëve edhe Shqipëria ngritën krye kundër reformave të Tanzimatit, apo rregullave të reja të Portës së Lartë.

Për të shtypur me forcë kryengritjen e shqiptarëve dhe të dibranëve, në vitin 1844, Porta e Lartë nisi gjeneralin famëkeq Hajredin Pasha në krye të një ushtrie me 12 mijë forca dhe me armatim të rëndë e topa.

Ushtria turke marshoi në itinerarin Selanik, Shkup, Gostivar, Grykë e Radikës, Gjoricë. Qëndresën e parë kundër ushtrisë turke e bënë banorët e Rekës në malet e Vllajnicës, të cilët i shkaktuan armikut 3000 të vrarë e të plagosur. Qëndresa e dytë u bë në Fushën e thatë, në Gjoricë të Dibrës, buzë Drinit të Zi më 25 korrik 1844.

Dibranët ishin betuar, ashtu siç në këngë thuhet, “dibrën turkut mos me ia lënë”.

Pra, Hajredin Pasha ishte pushtues dhe jo heroi i Dibrës.

Që ta mësojë edhe Toni Gogu e soji i tij, hero i Dibrës është Iljaz Pashë Dibra që ka luftuar kundër osmanëve gjatë betejave të Gjoricës në 1844./Syri.net