Kolumna

Veprimtari nga Lugina: Serbia fillimisht duhet të formojë bashkësin e komunave Shqiptare në Serbin Jugore!

Shkruan: Refik HASANI
Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, z.Miroslav LAJÇAK, thekson:

,,S’ka Asociacion? S’ka as marrëveshje”

I kujtoj gjithë opinionit duke përfshirë edhe Shtetet e Quint-it, dhe kushdo qoftë që angazhohet në bisedimet në mesë të Prishtinës dhe Beogradit.

Se në Serbin Jugore, është Krahina shqiptare që përfshin Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

Dhe kemi organizuar Referendumin e datës 1 e 2 Mars 1992, përveqë Referendumi-t ka patur një kryengritje të armatosur dhe udhëhoqëm luftën e armatosur përmes Ushtria Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

Është luftuar për mbrotjen e pragut të shtëpisë dhe kundër trajtimit të padrejt-diskriminmin në gjitha fushat, duke arrit që faktori politik dhe ushtarak ndërkombëtarë të ndërmjetësoj dhe të arrihet edhe Marrëveshja e Konçulit.

Andaj, Serbia para se të kërkoj nga Kosova, fillimisht do të duhej të formoj Bashkësin e komunave etnike Shqiptare në Serbin Jugore, e tek atëherë të kërkoj kushte për krijimin e Bashkësisë së komunave etnike Serbe në Republikën e Kosovës.

Pakica Serbe në Republikën e Kosovës është e favorizuar, që në asnjë shtet të botës nuk kan të drejta pakicat sikur në Kosovë-që pakica Serbe gëzon të drejta.

Kemi dy standarde në këtë rast mbështesin pakicën Serbe në Kosovë, por po harrojn Shqiptarët në Preshevë, Medvegjë e Bujanoci që në vitin 1992 kemi organizuar Referendum.

Serbia vetë e ka ,,zgjidhur çështjen e pakicave’’ përmesë 22 Këshillave Nacionale, kurse kërkon Bashkësi të komunave për pakicën Serbe në Republikën e Kosovës.