Policia tregon në cilën lagje ka shitur drogë mësuesja e arrestuar në Shkup
Zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski u shpreh se policia e SPB Shkup ka arrestuar 5 persona të cilët kanë shitur drogë në banesat me qira në Qendër dhe Gjorçe Petrov.
Angellovski theksoi se një nga të arrestuarat është mësimdhënëse në një shkollë fillore dhe se ka shitur jashtë orarit të punës.
Ndryshe, policia njoftoi se policët gjatë një aksioni policor është zbuluar laborator droge prej gjysmë milioni euro, ndërsa gjatë aksionit policia ka gjetur edhe pushkë automatike, para, peshore digjitale dhe droga të tjera si kokaina dhe marihuana.
Prokuroria gjatë ditës së sotme kërkoi paraburgim për 5 të arrestuarit për shkak të dyshimeve të bazuara se ka rrezik nga arratia ose nga përsëritja e veprës penale.