Maqedoni

Ministri Lloga pranoi kërkesën e kompanive për lehtësim të procedurave për donacione

Ministri i drejtësisë, Krenar Lloga, ka takuar përfaqësues të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore me të cilët kam diskutuar për ndryshimet në Ligjin për Donacione të kompanive private, me të cilat pritet të lehtësohen procedurat byrokratike dhe të nxitet donacioni i bizneseve private në interes të shoqërisë.

“Në takim shpreha gadishmërinë që Drejtori Ekzekutiv i OEMVP, Drilon Iseni, të jetë pjesë e grupit punues për përpilimin e ndryshimeve ligjore”, deklaroi Lloga.