Maqedoni

Shqiptarët do të protestojnë të shtunën në Ohër gjatë takimit Kurti-Vuçiq

Në mbështetje të Kosovës në datë 18.03.2023 në ora 12:15 në qendrën e qytetit të Ohrit ku edhe do të organizohet takimi i radhës Kurti- Vucic për marrëveshje finale, do të zhvillohet protestë e qetë demokratike.
Qëllimi i protestës është kundër presionit që po i bëjnë Qeveris së Kosovës përfaqësuesit e lartë të BE-së, Borrel dhe Lajcak të cilët synojnë coptimin e Kosovës nëpërmjet asociacionit, shkruan Lideri.mk.

“Ekziston interesim i madh nga Kosova, Maqedonia, Lugina e Preshevës dhe Shqipëria për pjesëmarrje në protestën e 18 Marsit që do të mbahet në Ohër ku në këtë datë mund të nënshkruhet marrëveshja finale Kosovë-sërbi.
Të gjith në Ohër t’i tregojmë Europës që mos të veprojë me standarte të dyfishta kur bëhet fjalë për trojet tona”, thotë njëri nga organizatorët, Blerim Ahmedi.