April 30, 2024
Kulturë

Poetet shqiptare nga Athina, mysafire në Kumanovën historike

Nate magjike ne Kumanove.

– Mbreteresha Teute (Teuta Pango) kengetarja Permetare dhe Kastriot Latifi , ndezin zjarr Kumanoven.
– Kercimtaret e Athines, krijojne atmosfere .

Klubi i shkrimtareve dhe artisteve “Naim Frasheri” Permet mbas 7 oresh udhetimi me kryetar Ligor Shytin sekr. Janaq Jano dhe poeten Elmira Rama e Elisabeta Isufi mberiti ne Kumanoven historike te simbolit te protestave rreth ores 20 e 30.
Nga Athina kish mberitur grupi tjeter me kengetaren e palodhur nga Permeti, bashkeudhetaren e perhershme te “Klubit Naim Frasheri ” Permet , miken Teuta Pango .Se bashku me te kishin udhetuar mbi 2000 km rruge poetja Aferdita Selenica , Mirela Hoxha dhe Sofia Cambiri per tu bashkengjitur ne Kumanove dhe poetja Elisabeta Isufi .
Kryetari i “Jehona e Karadakut” Z. Fatos Rushiti i perkushtuar teresisht per mikpritjen e ngrohte na priste me padurim krahe hapur.
Paranteza e nje nate te madhe ishte edhe mbremja e kesaj darke ne nje nga lokalet e miqve te tyre ku pas darkimit filloi kenga derisa na percollen ne hotel per te mos u ndalur te nesermen 11 Mas.
Agimi i dites te neserme filloi me kafen dhe mengjezin ne nje nga lokalet e veçuar larg qytetit.
Ne Komunen e Likoves pasi mbaruam simpoziumin per kahjet e poezise si dhe pas ngrenies se drekes ne Likove, vazhduam me konkurimin e poezive.
Me pas pasi hengrem darken , vajtem perseri tek i njejti lokal i dites se pare ku tashme ishm miqesuar.
Kengetarja Teuta pango nuk reshti se kenduari deri pas mesnate si kenget Permetare ashtu dhe kenget e çdo krahine per te arritur tek kenga himn e Kombit tone “Xhamadani vija-vija” E nderkohe vazhdonte vallja e vallzimi nga te pranishmit. Lokali i mbushur plot e perplot, kurre nuk kishte hasur te tille atmosfere.
Kryetari Fatos Rushiti i veçante ne stilin e vet te kercimit si dhe talentja e ardhur nga Athina Mirela Hoxha i dhane shkendije mbremjes . Atmosfera festive vazhdoi deri pas mesnate.
Me kete rast i uroj miqve te “Jehona e Karadakut” kr. Fatos Rushiti, Sunai Raimi, Sevdail demiri dhe pr. Sejladin Shabani , bashkeudhetaret tane ne rrugen e aktiviteteve.
Nje premtim per ta qe Klubi ” Naim Frasheri” Permet do jete i pranishem ne çdo jubilar te kesaj dite te shenuar.