Familja Zaev i futet edhe një biznesi tjetër
Pançe Zaev, babai i ish-kryeministrit Zoran Zaev, në një kohë të shkurtër u bë pronar i një kompanie tjetër – këtë herë si themelues i Total Kop. Kompania është regjistruar në fillim të këtij muaji me aktivitetin e transportit rrugor të mallrave, njoftoi Faktor, përcjell FLAKA.
Selia gjendet në rrugën “Goce Dellçev” në Strumicë, ndërsa drejtor është emëruar Aleksandar Markovski. Nga tetori i kaluar, Pançe Zaev është pronar i një kompanie të re për prodhimin e energjisë elektrike – Solar Green Energy, e regjistruar gjithashtu në të njëjtën adresë si Total Kop.
Krahas sektorit të ushqimit, Zaevët dihet se kanë biznese në nxjerrjen e argjilës, kultivimin e kanabisit mjekësor, ndërtim, shitje me pakicë dhe tregti. FLAKA