Bekteshi: Përveç pagave, rrisim edhe pensionet me 8.4%
Pas Vendimit për rritjen e pagës minimale në 20.175 denarë ose 12%, sipas Vendimit të Qeverisë nga marsi 2022 me metodologjinë e re për harmonizimin e pensioneve, edhe pensionet në muajin mars do të rriten për 8,4.
Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për sigurimin pensional dhe invalidor parasheh një mënyrë të re të harmonizimit të pensioneve, ku rritja e kostos së jetesës dhe rritja e pagës mesatare merren parasysh gjatë llogaritjes së rregullimit të pensionit.
Kjo metodë ofron mundësinë e rritjes reale të pensioneve në raport me pagat, kështu që me rritjen e pagës mesatare pensionet do të vazhdojnë të rriten.
Harmonizimi i pensioneve në muajin mars sipas metodologjisë do të rritet për 8,4% (rritja e pagave 6,1% dhe rritja e shpenzimeve të jetesës 10,6%), me çka pensioni mesatar do të rritet nga 17.666 denarë në 19.150 denarë.