ASH: Për 27 Prillin, në burg ka një të pafajshëm dhe ai është Feta Alimi, mungojnë shumë të tjerë!
Muaj Prill në kalendarin tonë politik nuk është i zakontë. As data 27 Prill nuk është një numër i thjesht i muajit. Sado që duam ta harrojmë, këtë datë, ne nuk mundemi mos ta kujtojmë, sepse ky muaj bëri kthesën më të madhe politike, duke përmbys një regjim të ngulitur më shumë se 10 vite, po çka se ai që e pagoi çmimin më të shtrejnt të paimagjinuar ishte lideri Ziadin Sela. Sepse ai e si deputet i zgjedhur i popullit, e kishte kuptuar peshën dhe përgjegjësisë edhe te sakrificës si deputet i popullit dhe si lider i partisë politike.
Sidoqoftë, ky moment i mishëruar i yni që karakterizohet me ne, nuk ja jep të drejtën askujt që këtë ngjarje ta shtrembojë e as ta asgjësojë.
Protesta e sotme e VMRO ku kërkohej amnisti për të burgosurit e 27 Prillit, për fat të keq tregon se kjo parti nuk po e bën reflektimin e duhur dhe shumë të domosdoshëm për tu shkëputur nga politika e Gruevskit si urdhërues kryesor i kësaj ngjarje të përgjakshme e terroriste. Kjo ngjarje për ne është një plagë e pashëruar, dhe na bën ta kuptojmë se kush ishte agresori i vërtetë , kush ishte viktima e kush spektatori, por ajo që e dimë saktë është se kjo ndodhi në qeverisjen e Nikolla Gruevskit dhe Ali Ahmetit.
Kur jemi te kjo teme sa e ndijshme për ne po aq e pashmangshme për ta trajtuar e analizuar në vazhdimësi, e për të kërkuar drejtësi mund të konstatojmë se në burg për 27 Prillin sot ka vetëm një person të pafajshëm dhe ai është Feta Alimi dhe askush tjetër për të cilët sot kërkohej amnisti nga VMRO-DMPNE-ja.
E kur jemi tek drejtësia e kësaj ngjarje, ka edhe shumë të tjerë që duhej të ishin prapa grilave duke filluar nga ish Kryeministri Nikolla Gruevski, të cilin qeverisja LSDM-BDI e lejoj të ik e deri tek ata zyrtar të BDI-që gjykata shpeshherë i përmend pa emër si persona që kanë qenë në dijeni për këtë ngjarje duke patur informata se çdo të ndodh.
Kur jemi të kjo çështje pyesim se kjo protestë a është pjese e marrëveshjes Mickovski Zaev duke pasur parasysh se kur ndodh, dhe qendrimin qe mban Keyeministri Zaev kur thirret ne pyetje per 27 prillin i cili po shendërrohet ne deshmitar mbrojtës per të akuzuarit pa e pyetur kush!?
Vendit tonë i nevojitet drejtësi dhe jo amnisti politikanëve e as kriminelëve që zbatuan urdhëra për të vrarë e dhunuar. Politikanët aktual kushdoqfshin ata duhet të kenë mësuar nga e kaluara, sepse ajo zguxon të përsëritet më!
Aleanca për Shqiptarët
25.04.2021