97 vjeçarja votoi në Shkodër: Ky është votimi im i fundit! (Video)
Prenë Nikolli nga qyteti i Shkodrës, është sot 97-vjeç, por kjo nuk e ka penguar t’u drejtohet kutive të votimit për të zgjedhur të preferuarin e saj. Në një deklaratë për gazetarët ajo shprehet se ata që kanë të drejtën e votës duhet ta ushtrojnë atë.