Shqipëri

Kullat në PD, Kalaja: Për projektin janë shpenzuar 1.4 milionë €, skandale të një njeriu që kishim shpresa

Juristja Adriana Kalaja, e ftuar në emisionin Çim Peka Live në Syri Tv, komentoi projektin e ngritjes së kullave në PD.

Kalaja theksoi se do të shpenzohen 1.4 milionë euro në këto kulla. Ajo shtoi se këto janë skandale të një njeriu, tek i cili ka pasur shpresa opozita.

“Do të shpenzohen 1.4 milionë euro për kullat në PD. Ne mbanim shpresa se Lulzim Basha nuk do të lejonte të ndërtoheshin kulla. Këto janë skandale nga një njeri që kishim shpresa. Rama akoma nuk guxon që të nxjerrë leje ndërtimi për Teatrin Kombëtar.

Kushtetuesja ka detyruar Erion Veliajn të kthejë pronën aty ku ishte. Por e kaluan truallin nga ministria tek Bashkia e Tiranës më datë 8 maj. Fusha ka shpenzuar për të marrë tender. Basha ka kohë që nuk zë me gojë Fushën, sepse është në bashkëpunim me të”, deklaroi Kalaja.