Opinion

Për disa njerëz më i rëndësishëm është pushteti se shteti!

Adelina Nishori (postim në Facebook)

Tani kur jemi njohur me simbolikat dhe fasadat e planit “franko-gjerman” duhet filluar të mendoni më seriozisht për enigmat tjera që mund të fshihen pas tyre.

Kjo marrveshje sa do shkojë në dëm të vendit, këtë do ta shohim më konkretisht mjaftë shpejt, qysh në takimin e radhës. Pa pasur kurrfarë nevoje të ngutshme të lëshoni fjalë të gabuara. Më sakt të propagandoni veç pse admironi liderin! Kjo tregon që për një pjesë të njerëzve më shumë ka rendësi pushteti se shteti.

Kur rastisë në lloj-lloj shkrime të përsonave që njihen si zhurmues të debateve fillon e mendon që prodhimi i injorantëve është sigurisht një nga “arritjet e demokracisë” në vendin tonë.

Mit’hat Frasheri me 1924 ka shkruar: “Çdo shqiptar gjendet sot para gjykatores së historisë… .
Në mos patëm fatin të jemi stërnipër të lumtur të stërgjyshërve fatosa, kemi detyrën të përpiqemi që të bëhemi ne vetë, stërgjyshër të ndershëm për nipërit tanë.”

Kështu që, ka shumë arsyje që cilidoqoftë udhëheqës i vendi duhet ta drejtojë kurrizin kur përulen para “këshillave” dhe urdhërave të Europës. Një nga to është cilësia e udhëheqësve europian që ka ardhur vazhdimisht në rënie qysh pas LIIB.