Gold Ag me dy djemt vizitoi Kullat në Prekaz: Këtu o djemt e mi, U ndez zjarri për liri!
Në këto kulla o djemt e mi
U ndez zjarri për liri
Ndaj ne sot i gëzojmë t‘mirat
Se nuk e lshun FRONTIN GUERILAT.
Mbani me krenari emrat e juj
E kështu dune venin tuj
Mos t’na shkelë ma kam’ e huj
Se borxh n’këtë jetë si kem kërkuj.
E sa herë e lyp ky ven
Bonu Hamz bonu Adem
E qysh duhet bir vatani
Unë ju msoj si babë Shabani.
Kurr’ n’kto hjeka mos kalofshi
Këtë liri për jetë e gzofshi
A me bo bir me lyp veni
Dine emrat qysh i keni.
Vizitë me dy djemt e mi në Prekazin e trimave ♥️