Maqedoni

Profesori maqedonas Vllado Popovski: Asociacioni i komunave do të thotë luftë!

Vazhdojnë reagimet lidhur me idenë për Asociacionin e Komunave Shqiptare në Maqedoninë e Veriut, të plasuar në opinion nga sekretari i përgjithshëm i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi. Sipas profesorit maqedonas Vllado Popovski, ideja e tanishme do të thotë se maqedonasit do të kenë komunat e tyre, shqiptarët të tyret, ndërsa midis tyre ekziston kufiri, i cili nuk duhet të vendoset me gardianë. “Formimi i komunave të veçanta shqiptare do të thotë teritorializim i Maqedonisë dhe nëse fillon, do të thotë fillim i ç’rregullimeve”, vlerëson ai, transmeton Lideri.mk.

Popovski shtron pyetjen: Në komunat ku shqiptarët janë pakicë do të kalojnë në territorin e Bashkësisë së Komunave? Ai më tej thekson se “Ideja është armiqësore ndaj Maqedonisë dhe vështirë mund të pranohet nga bashkësia ndërkombëtare. Nëse pranohet, do të thotë luftë”.