Shqipëri

Apeli merr vendimin/ Rrëzohet Rithemelimi

Gjykata e Apelit mori vendimin pas më shumë se tri orësh që ishin tërhequr, në lidhje me vulën e Partisë Demokratike. Ajo vendosi të rrëzojë “Rithemelimin” e Sali Berishës dhe ta cojë çështjen për rigjykikm në Gjykatën e Shkallës së Parë.

Seanca në Apel nisi në orën 11:00 të paradites, dhe trupa gjyqësore shqyrtoi ankimimin e Alibeajt, i cili kërkoi rrëzimin e vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri për njohjen e Kuvendit të Berishës të 11 dhjetorit 2021 si legjitim.

Grupi i Enkelejd Alibeajt përfaqësohej në seancë nga avokati Indrit Sefa dhe Rezart Kthupi, ndërsa përfaqësuesit e Sali Berishës ishte Ivi Kaso, Oerd Bylykbashi dhe Ledina Mandia.