Maqedoni

Takim në Bruksel, kur do munden punëtorët nga Maqedonia të punojnë lirshëm në BE?

Kapitulli 2 “Lëvizja e lirë e punëtorëve” në skrining agjendën e sotme në Bruksel

Sot në Bruksel mbahet skrining takimi bilateral për Kapitullin 2 “Lëvizja e lirë e punëtorëve” në kuadër të Klasterit 2, “Tregu i brendshëm”.
Skriningun bilateral e hapi Sekretarja shtetërore në Sekretariatin për Çështje Evropiane dhe zëvendëse e negociatorit kryesor me BE-në, Drita Abdiu-Halili, e cila tha se tani më janë zbatuar shumë reforma në këtë fushë, por se Qeveria e din se duhet bërë më shumë dhe është e përkushtuar për më mirë ta përgatis vendin për pranimin e standaredeve dhe legjislacionin evropiane, për t’u bërë më shpejt pjesë e tregut të hapur të punës.

-Në sferën e qasjes deri tek tregu i punës, ligjet tani më kanë vendosur procedura për lehtësimin dhe mundësim për punësim dhe punë për të huajt në legjislacionin ekzistues, duke ju siguruar trajtim të njëjtë me qytetarët e Maqedonisë dhe duke sigurusr mbrojtje jo diskriminuese. Duke pasur parasysh regulloret relevante dhe direktivat, është i domosdoshëm harmonizimi i plotë, tha Abdiu-Halili.

Në fjalën e saj Sekretarja shtetërore theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut në pjesën e sistemeve koordinuese për sigurim social, tani më zbaton marrëveshjet bilaterale të lidhura me shtete tjera, të cilat bazohen në parimet e njëjta të legjislacionin evropian, duke mundësuar lëvizje të lirë të punëtorëve dhe ruajtjen e të drejtës sociale.

-Me qëllim që të dëshmohet gatishmëria për harmonizimin e parimeve të BE-së, vendi tani më ka nënshkruar marrëveshje me 9 vende anëtare të BE-së për shfrytëzimin e Kartelës Evropiane për sigurim shëndetësor (EHIC) në teritorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. në fushën e EURES, punam në vendosjen e sistemit të institucioneve kyçe siç janë agjencia për punësim që tu mundësohet pjesëmarrja në rrjet, theksoi Zëvendësja e kryenegociatorit me BE-në, Abdiu-Halili.

Prezantimet e sotme të delegacionit u fokusuan në propozim kornizën ligjore, të lëvizjes së lirë të punëtorëve, niveli i harmonizimit të tyre, kornizа institucionale dhe kapacitetet administrative dhe planet e ardhshme në fushat kryesore siç jnë: Qasja e lirë deri në tregun e punës, Koordinim i sistemeve të sigurimit social dhe pensioneve shtesë, rrjeti EURES, Karta evropiane për sigurim shëndetësor, informojnë nga Sekretariati për Çështje Evropiane.

Legjislacioni Evropiane në fushën e lëvizjes së lirë të punëtorëve përbëhet nga rregullat që sigurojnë të drejtën e qytetarëve të BE-së që punojnë në vend tjetër anëtar, të qëndërojnë në atë shtet dhe për atë qëllim së bashku me anëtarët e familjeve të tyre ti gëzojnë të drejtat si edhe qytetarët e atij vendi anëtar, lidhur me kushtet e punës dhe tarifave sociale dhe tatimeve. Gjithashtu, përfshin rregulla për mekanizmin për koordinim e sigurimit kombëtar social për të siguruarit dhe anëtarët e familjeve të tyre që lëvizin në vend tjetër anëtar.

Anëtarët e delegacionit të takimit të sotëm bilateral janë përfaqësues nga: Ministria e punës dhe politikës sociale, Fondi për sigurim shëndetësor, Agjencia për punësim, Inspektorati për punë dhe Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit.

Javën e ardhshme, do të mbahet skriningu bilateral për Kapitullin 8 “Politika e konkurrencës”