Maqedoni

Faruk Alili, drejtori shqiptar që i ndryshoi pamjen Shtëpisë së Shëndetit në Kumanovë (Video)

Në fillim të mandatit si drejtor i Shtëpisë së Shëndetit, Alili bëri si hap të parë sanimin e gjendjes së hapësirave dhe shërbimeve ku ofrohen shërbimet mjekësore. Qysh në fillim, ai u përball me sfida. Gjendja e vështirë infrastrukturore, mungesa e pajisjeve mjekësore dhe të tjera mangësi, kishin bërë që puna e stafit dhe shërbimet kualitative të jenë të vështirësuara.

Kështu, që në fillim të mandatit, drejtori i ri prioritizoi çështjet më të rëndësishme. Keqpërdorimet nga punëtorët, kushtet e punës dhe mjetet e pajisjet mjekësore ishin çështjet që morën vëmendjen kryesore. Veçanërisht e rëndësishme ishte fillimi i punimeve në hapësira dhe infrastrukturë. Në objektin kryesor të Shtëpisë së Shëndetit u bënë intervenime të menjëhershme pasi për shkak të plasaritjeve, ka pasur rrjedhje të reshjeve atmosferike brenda objektit çka ka penguar funksionimin normal dhe ka rrezikuar dëmtimin e pajisjeve e mjeteve mjekësore ndër të tjera.
Investimet infrastrukturore dhe logjistike ishin të domosdoshme si në zonat urbane ashtu edhe në ato rurale. Kështu, filluan punimet në mjekësinë e punës, në hapësirat e vaksinimit dhe në ndërtesat e ambulantave kudo në Kumanovë.
Investimet e tjera janë bërë në objektin e ndihmës së shpejtë, investimet për ngrohje ekologjike, si investim i cili është tejet i rrallë në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Investimet kanë qenë të shumta edhe në aparatura mjekësore. Rreth 500.000 denarë është kostoja e investimeve në aparatura dhe përpos kësaj, totali i investimeve arrin disa miliona denarë, kosto kjo që pritet të rritet pasi shumë projekte të tjera janë në zhvillim e sipër.
Vlugu i investimeve është menaxhuar për mrekulli nga drejtori Alili, pasi të gjitha janë kryer në llogari të buxhetit vetanak të Shtëpisë së Shëndetit. Edhe pas kërkesave për financim ndaj dikasterit përkatës qeveritar, ky financim nuk ka ndodhur por megjithatë investimet kanë marrë hov zhvillimi me mjete vetanake të institucionit shëndetësor.
Të menaxhosh me një institucion të rëndësishëm sikurqë është Shtëpia e Shëndetit është tejet përgjegjësi e madhe. Sfidat janë edhe më të mëdha. Veçanërisht sfiduese ka qenë periudha e Pandemisë Kovid-19. Pavarësisht që Shtëpia e Shëndetit në Kumanovë ka qenë përgjegjësja kryesore për shërbime shëndetësore në komunë dhe rrethinë. Ky institucion ka bërë transportin e pacientëve të infektuar, vizitat shtëpiake dhe menaxhimin e tërë procesit të vaksinimit. Në mënyrë që shërbimet shëndetësore të menaxhohen në mënyrë sa më të duhur, është dashur që disa shërbime mjekësore të pezullohen në mënyrë që ndihma e shpejtë dhe vizitat shtëpiake të realizohen sipas kërkesës dhe nevojës.
Menaxhimi i kësaj periudhe është bërë aq në mënyrë profesionale sa në këtë institucion kanë kryer vaksinimin edhe Presidenti i Shtetit, Kryetari i Bashkësisë islame, deputetë e funksionarë të tjerë të lartë.
Drejtori i ri i Shtëpisë së Shëndetit ka sjellur një frymë të re pune dhe metoda të suksesshme menaxhimi. Përpos kësaj, ai ka punuar që shërbimet shëndetësore të jenë sa më të pranueshme edhe nga moshat më të reja. Kështu, janë bërë murale të pikturuara për të bërë sa më të lehtë qasjen emocionale ndaj shërbimeve shëndetësore.