Maqedoni

Të dhëna alarmante në Maqedoni, 20 për qind më shumë vdekje se lindje

Të dhënat e Entit shtetëror të statistikave tregojnë se në tremujorin e katërt të vitit të kaluar, në Maqedoninë e Veriut është regjistruar ulje e numrit të popullsisë, pasi numri i të vdekurve është më I lartë se numri I të lindurve. “Në tremujorin e katërt të vitit 2022, numri i lindjeve të gjalla është 4 427 fëmijë, ndërkohë kanë vdekur 5 043 persona, nga të cilët 9 foshnje”, informoi Enti Shtetëror i Statistikave. Enti sqaroi që numri i lindjeve në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2021 është ulur për 4.7 %, ndërsa numri i vdekjeve është ulur për 26.8 %.

Shtim natyror më të madh ka në komunat: Saraj (95), Tetovë (89), Haraçimë (66) dhe Çair (66). ndërkohë më së paku në Manastir (minus 98), Aerodrom (minus 81) dhe Kisella Vodë (minus 79).