Artan Grubi: Unë dhe Taravari jemi sulmuar nga VMRO-DPMNE për shkak se ua prishëm matematikat

Duke folur për akuzat që ditëve të fundit që i kanë bërë ndaj atij nga VMRO-DPMNE, zv/kryeministri i parë, Artan Grubi, tha se ata, VMRO-DPMNE qeverisin me frik me imponimin e frikës.

“Kjo duhet t’i frikëson qytetarët dhe jo neve, për arsye se po erdhi një forcë e tillë në pushtet, unë nuk shoh ndonjë perspektiv për vendin, nuk shoh perspektiv për qytetarët e vendit”, tha zv/kryeministri Artan Grubi në “Intervistë në SHENJA”.

Ai tha se ndoshta ai dhe kryetari i ASH-së, Arben Taravari kanë qenë cak i sulmeve ngase ua kanë prishur matematikat dhe ua kanë zvogëluar kapacitetet koalicionuese në zero.

“Kjo do të thotë se ata në zgjedhjet e vitit 2024 ata do ta kenë shumë shumë vështirë të fitojnë së dyti të gjejnë partnerë koalicioni”, u shpreh Grubi.

Sa i përket akuzës së VMRO-së se vëllau, në emër të tij ka blerë një dyqan në qendër të qytetit, tha se nuk ka njeri në Shkup që nuk e njeh atë dhe familjen e tij.

“E dinë të gjithë se kush është i korruptuar, kush si ka hyrë në pushtet dhe si ka dalë nga pushteti, e dinë se kush në këto 30 vite të këtij shteti çfarë ka bërë sepse jemi shumë vend i vogël. Tani jemi vetëm 1.8 milionë, shqiptarët janë vetëm në veriperëndim. Shqiptarët në Shkup njihemi gjithsecili me njëri tjetrin, në Çair edhe më pak jemi dhe njohim se kush si ka qenë, çfarë ka qenë, çfarë familje vjen, çfarë prejardhje ka, çfarë pasuri ka para dhe pas hyrjes në politik. Unë që në vitin 2003 jam ndarë nga prindërit e mi dhe nga vëllezërit e mi dhe jetojë në banesë, dhe nuk kam asnjë pronë e asnjë transaksion të përbashkët bankar nuk e kam as me prindërit as me vëllezërit e mi, kjo nuk është temë për mua por për argëtim të medieve dhe të opinionit VMRO dashës në publik”, tha Grubi, duke shtuar se vëllau i tij të gjithë e dinë që merret me turizëm. /SHENJA/