Rajon - Botë

Përplasen dy trena në Greqi, 36 viktima

Një pasagjer i cili ishte në vagonin 6 foli për përplasjen e tmerrshme të trenave në Tempe, e cila shkaktoi 36 viktima dhe la të plagosur 85 persona të tjerë.

“Isha në vagonin e gjashtë dhe ishte njësoj si një tërmet. Kështu u ndjemë ne. Kishte tre përplasje, secili më i vogël se tjetri. Në vagonin tim u godit vetëm një grua të cilën e ndihmova menjëherë,u plagos pak në vetull, asgjë shumë serioze.

Më pas u përpoqa me disa persona të tjerë t’i nxirrja shumica, gra, të moshuar sepse ishte më e vështirë t’i lëvizja me valixhet”, tha fillimisht i riu.

“Ishte një vajzë 6 muajshe që u përpoqa ta gjeja, nuk e gjeta, por për fat erdha këtu, fola me nënën e saj dhe më tha që është në Selanik, faleminderit Zotit. Shumica e njerëzve në vagonin tim ishin mirë.

Pastaj u përpoqa të shkoja në vagonët 5, 4, 3 për të nxjerrë sa më shumë që munda. Çfarë t’ju them, shumë gjak, më ka kapur ankthi, as nuk di të flas. Ishte tragjike.

U përplas vagoni 2, pra aty ku është kafeteria, e cila duhet të ketë pasur më shumë viktima dhe që as nga poshtë nuk mund t’i afroheshe.

Ishte në zjarr, ishte plot flakë, u përpoqa të kaloja nën disa mbeturina, nuk mund të merrje frymë, nuk mund të kaloje atje”.

/abcnews.al