Kolumna

Ka ardhur koha e emancipimit, dhe për zbatim praktik të kulturës politike nga subjektet politike në RMV

Nga: Ejup Berisha

Në jetën e përditshme egzistojnë raporte të ndryshme shoqërore mes njerëzve si dhe raporte mes tyre dhe organizatave të ndryshme shoqërore të cilat themelohen nga njerëzit për arritjen e qëllimeve të caktuara shoqërore që do të jenë në interesin dhe në levërdinë e njerëzve. Raportet mund të jenë korrekte dhe shumë korrekte apo dhe jo korrekte dhe tepër jo korrekte. Dhe nëse i bëjmë një analizë apo krahasim raporteve të udhëheqësve të Partive politike shqiptare me qytetarët këtu në vendin tonë që nga viti 1990 e deri më sot, duhet konstatuar se udhëheqësit e Partive politike të viteve 90 të shekullit të kaluar ishin më të afërt dhe më komunikativ me qytetarët sesa që janë udhëheqësit e partive të sotme politike këtu në vendin tonë. Këtë e themë nga përvoja personale e nuk bëhet fjalë për ndonjë konstatim thjeshtë sa për të thënë dicka në këtë shkrim. Pra emancipimi dhe niveli i kulturës politike të udhëheqësve të partive të mëhershme politike ishte më i lartë se niveli i kulturës dhe emancipimi i udhëheqësve të partive të sotme politike. Dhe si rezultat i këtij realiteti dhe casjeje aktuale të partive politike sot këto qytetarëve ua ka futur dy këmbët në një këpucë të ngushtë. Nuk ka më siklet se kur je i obliguar ta bëshë këtë gjë. Si fëmijë e kemi provuar ndonjëher për kureshtje edhe vetë ti fusim të dyja këmbët në një këpucë dhe atë për pak sekonda dhe ka qenë tejet vështirë për ta duruar dhembjen e këmbëve, ndërsa paramendoni se si është puna kur jeni të obliguar të hecni një kohë të gjatë ashtu me dy këmbët në një këpucë të vetme.Politika sot qytetarët i ka sjellë në situatë edhe më të vështirë pra kjo të njëjtëve ua ka humbur rrugën në oborret e tyre. Dhe nuk ka më keq se kur njeriu nuk mund ti gjen rrugët në oborrin e tij personal. Po flas për diskriminimin dhe anashkalimin që ua bën politika qytetarëve sot. Këso diskriminimi dhe anashkalimi nuk ka bërë asnjëher më parë askush ndaj tyre. Duhet theksuar se politika edhe më herët ka qenë jokorrekte me qytetarët, por këtë nivel shumë të lartë të jokorrektësisë që egziston sot ajo nuk e ka zbatuar asnjëherë ndaj askuj. Politikanët sot janë të gatshëm që qytetarët ti lënë në rrugë pa kurrfar kujdesi, perspektive dhe egzistence dhe atyre aspak nuk u bëhet vonë për këtë punë. Politikanët duhet të kanë kujdes dhe të sillen me respekt dhe me admirim ndaj qytetarëve sepse po të mos ishin qytarët që të dalin në zgjedhje dhe ti votonin politikanët le të tregojnë këta të fundit se cfar do të mund të bënin vetë në politikë. Kur jemi te sjelljet aktuale të pavolitshme dhe të pashembullta të politikanëve ndaj qytetarëve atëher ata të parët duhet të tregojnë se pse kanë sjellje të tilla ndaj qytetarëve. E këta të fundit kohëve të fundit ndjehen shumë të vetmuar e te zhgënjyer nga sjelljet e politikanëve ndaj tyre.Këtu në këto troje politikë dhe politikan ka pasur edhe më parë por politikanët atëher kanë qenë më të kujdesëshëm dhe më të vëmendshëm në komunikimet dhe ne sjelljet e tyre me qytetarët. Partia e Prosperitetit Demokratik- PPD dhe Partia Demokratike shqiptare PDSH kur vepronin më herët politikisht në fillim vitet 90 mbanin më tepër llogari për qytetarët dhe të njëjtat kominikonin me shume me ta.E qytetarët këto dy subjekte politike cuditërisht shumë shpejtë i eliminuaan nga skena politike. Duke e parë dhe duke e vërejtur casjen skajshmërisht jo të drejtë dhe sjelljet jokorrekte të politikanëve të sotëm me qytetarët atëher si duket keta duhet ta marrin guximin dhe tu kërkojnë falje PPD-së dhe PDSH-së për defaktorizimin e tyre të shpejtë nga skena politike. Sepse ato dy parti kanë pasur më tepër konsideratë dhe kujdes ndaj qytetarëve, apo kjo është dëshmi se në dhjetë vjecarin e pare të pluralizmit politik subjektet politike te ne promovonin më shumë vlera politike gjë që nuk po e bëjnë aspak këtë gjë subjektet e sotme politike këtu në RMV. Kjo e imponon nevojën që partitë e sotme të promovojnë më shumë vlera dhe të zbatojnë më tepër kulturë politike. Mendoj se është koha dhe momenti i përshtatshëm që udhëheqësit e subjekteve politike shqiptare të emancipohen dhe të kulturohen pak me shume dhe të njëjtë të fillojnë të promovojnë dhe të zbatojnë vlera në shoqëri dhe në shtet.