Maqedoni

AAA: Pse Ziadin Sela sot është kundër Asociacionit të Komunave Shqiptare?!

Dikur përkrahës të idesë së Asociacionit të Komunave Shqiptare, ndërsa sot janë kundër. Ziadin Sela dhe Aleanca për Shqiptarët nëpërmjet shefit të kabinetit të kryetarit të tyre, Arben Fetahu, dolën kundër idesë së Alternativës që shqiptarët në Maqedoninë e Veriut të formojnë Asosiacionin e Komunave Shqiptare.
Por rikujtojmë se në vitin 2017, para zgjedhjeve lokale, këtë ide e kishte përkrahur Ziadin Sela, duke thënë se ka ardhur koha për një gjë të tillë.
“Sot nga Shkupi paralajmërojmë që pas përfundimit të këtyre zgjedhjeve lokale do të formohet bashkësia e komunave Shqiptare, konsiderojmë se ka ardhur koha për të bërë një hapë të këtillë, gjë për të cilën nevojitet guxim dhe ne e kemi dëshmuar se nuk na mungon guximi për ti lëvizur gjërat përpara sidomos për cështjet me interes kombëtar”, kishte deklaruar në vitin 2017, Ziadin Sela nga Shkupi.