Transporti falas për të gjithë qytetarët e Kumanovës me autobusë urbanë
Kryetari Maksim Dimitrievski sot ka udhëtuar me disa linja autobusësh në disa relacione me transportin falas në qytetin e Kumanovës.
“Kam pasur rastin të bisedoj me nxënës, punëtorë, pensionistë, studentë që e përdorin rregullisht këtë shërbim publik. Më vjen shumë mirë që masa për transport publik falas pranohet pozitivisht nga të gjithë qytetarët dhe paraqet një lehtësim real të buxhetit familjar për shumë familje, të cilët shprehën hapur kënaqësinë e tyre, me shumë komente dhe sugjerime pozitive. Kam biseduar me shoferët dhe kam dëgjuar idetë dhe sugjerimet e tyre për përmirësimin e cilësisë së shërbimit ndaj qytetarëve”, tha Dimitrievski.
Në njoftimin e dërguar për media, thuhet se linjat e përdorura nga kryetari i komunës nuk kanë pasur vonesa, ndërsa ka vënë në dukje edhe kontrollin inspektues nga komuna, e cila monitoron rregullsinë e linjave.
Transporti publik falas ka nisur në fillim të vitit dhe do të zgjasë deri në korrik, me mundësi vazhdimi deri në fund të vitit. Në 6 muaj komuna do t’i paguajë 500 mijë euro transportuesve që kryejnë transportin.