Taravari: Vazhdojmë luftën politike me BDI-në
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, tha në “Argument” në TVM 2, se nuk është diskutuar ndonjëherë bashkëpunimi eventual parazgjedhor me BDI-në, bazuar në frontin pro-evropian. Gjithsesi, sipas tij në frontin pro-evropian, nëse formohet, është e padiskutueshme që do të përfshihen të gjitha partitë shqiptare. Taravari kategorikisht mohon zërat se përfshirja në ekzekutiv në këtë moment, bëhet për të amortizuar pakënaqësitë në BDI. Thotë se lufta politike me partinë e Ahmetit, do të vazhdojë edhe përkundër bashkëqeverisjes.
“Edhe nëse futemi në qeveri ne nuk bëhemi një. Ne kemi kuadrot tona, të cilat i udhëheqin institucione të caktuara. Mund të kritikohemi, mund të kemi qëndrime të ngjashme. Qeveria zakonisht kur i sjell vendimet, i sjell me konsensus. Aty ministrat tonë me disa vendime mund të pajtohen, me disa jo, por gjithnjë ta mendojnë të mirën e qytetarit.”, – deklaroi kryetari i ASh-së, Arben Taravari.