Katër të vdekur në një aksident në aksin rrugor Ferizaj-Shtime
Katër persona kanë vdekur në një aksident në aksin rrugor Ferizaj-Shtime.
Kështu ka bërë të ditur për KOHËN, zëdhënësi i Policisë në Ferizaj, Kanun Veseli.
Ai ka thënë se në aksident janë të përfshirë tri automjete.
“Rreth orës 19:15 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në aksin rrugor Ferizaj -Shtime, në hyrje të Shtimes, ka ndodhur një aksident komunikacioni ku janë përfshirë tri automjete të udhëtarëve, vetura me targa vendore. Si pasojë e këtij aksidenti, 4 persona kanë humbur jetën, vdekja e të cilëve është konfirmuar nga mjekët në vendin e ngjarjes. Ekipe të Emergjencave janë në vendin e ngjarjes Njësia e Hetimeve të Komunikacionit Rrugor ka nisur hetimet”, ka thënë ai.