Zhurma e krijuar rreth rastit Dehari nga ata që e kanë vrarë fizikisht
VRASJA ME KORREKTËSI POLITIKE!
Shkruan: Sami Kurteshi
Përfolja dhe përpjekja për të mbuluar, errësuar, shtrembëruar dhe fshehur vrasjen e Astrit Deharit me korrektësi politike dhe zhurmë mediatike, është krim më vete.
Zhurma e krijuar rreth rastit Dehari nga ata që e kanë vrarë fizikisht, e kanë arsyetuar e „përligjur“ politikisht dhe e kanë mbuluar mediatikisht, është përpjekje për të larë duart e përgjakura e për të pastruar “ndërgjegjen“ e degraduar, me qëllim të mbrojtjes së urdhërdhënësve, të hallkave organizative urdhërbartëse dhe ekzekutorëve të krimit të cilët fshihen në politikë, prokurori, gjykatë, polici, AKI, IML dhe në media, që ende sillen si krimba e ushujza gjakpirëse në cilësinë e politikanëve, gjykatësve, prokurorëve, policëve, agjentëve, shërbyesve civilë, zyrtarëve publikë, gazetarëve e analistëve, të gjithë „të pavarur“, të kategorisë të Sylë Hoxhës me emër e mbiemër, nuk janë pjesë e Qeverisë, të stabilizuar tani e 20 vjet nga strukturat kriminale.
Ky varg vrasësish me cilësi të ndryshme, tani „vajtojnë“, „kritikojnë“, me korrektësi politike, njerëzore e mediale.
#DrejtësipërAstritin!
#Vrasësitnëburg!
#Poshtëvrasësitpolitikë!
#Poshtëvrasësitmedialë!
#Poshtë“korrektësia“politiko-mediale!