Maqedoni

Gafa e kryeministrit Kovaçevski, nuk e numëron Kosovën në mesin e fqinjëve të Maqedonisë së Veriut (Video)

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitara Kovaçevski, në një intervistë për agjencinëe shtetërote të lajmeve MIA, tha se, vendi është pëmendur si shembull që përmes përpjekjeve diplomatike, arriti t’i zgjedh problemet me fqinjët.

Sa i përket luftës në Ukrainë, kryeministri theksoi se, vendet perëndimore dhe vendet anëtare të NATO-s dhe BE-së janë më të unifikuar se kurdoherë.

“Përfaqësuesit edhe të SHBA-së, nënkryetarja e Amerikës edhe kancelari Scholz edhe kryetarja e KE-së, si edhe liderët e tjerë nga Evropa shprehën mbështetje parezervë për Ukrainën, sepse aty nuk bëhet fjalë vetëm për sulm të një shteti ndaj një shteti tjetër, por bëhet fjalë për sulm të një shteti më të fuqishëm ndaj një më të dobët dhe nëse nuk ndalet ai dhe nuk i ndihmohet Ukrainës, mund të nxiten shtete të tjera që ta bëjnë atë në shtet” – tha Kovaçevski.

Në këtë intervistë Kovaçevski ka folir edhe për raportet me Bullgarinë, duke shtuar se ka faktorë të tretë të cilëve nuk u inteteson që dy vendet të kenë raporte të mira.
Në këtë pjesë, Kovaçevski ka përmendur fqinjët me të cilët RMV ka raporte të mira, duke përmendur fillimisht Serbinë, pastaj Greqinë e Shqipërinë, por duke “harruar” Kosovën.

“U mbetet institucioneve zyrtare edhe në Bullgari edhe në Maqedoninë e Veriut të vazhdojnë me komunikim normal, komunikim për të cilin që në ditëm e parë kam thënë se duhet të bazohet në ruajtjen e dinjitetit të institucioneve dhe qytetarëve të dy shteteve. Nëse vazhdojmë në atë drejtim, atëherë do të kemi raporte me Bullgarinë fqinje, njëjtë siç kemi raporte me Serbinë fqinje, Greqinë dhe Shqipërinë”, ka deklaruar Kovaçevski.

Këtë pjesë të intervistës së Kovaçevskit, emitiar nga Tv Telma, mund ta përcillni në videon më poshtë: