Sport

Shkupi mposht Shkëndijën në derbin që u zhvillua në Kërçovë

Sot u zhvilluan 5 ndeshjet e sezonit pranveror në futbollin vendor, në kuadër të javës së 19-të të Ligës së Parë. Në derbin e madhe të kësaj jave, në stadiumin në Kërçovë, kampioni aktual, FC Shkupi me rezultat 2-0 mundi skuadrën e Shkëndijës.

Skuadra nga Çairi, kaloi në epërsi në minutën e 36-të përmes golit të shënuar nga Alvarez, ndërsa goditja e dytë në portën e skuadrës tetovare erdhi në fund të takimit me autor Trapanovski.

Lideri aktual, skuadra e Struga Trim Lum u ndal në barazim 1-1 në stadiumin në Kavadar, kundër Tikveshit, mirëpo arriti që të mbajë kreun e tabelës në Ligën e Parë me 38 pikë, një më shumë se FC Shkupi.

Nuk kishte fitues, por edhe gola në sfidën në mes Bregallnicës dhe Skopjes. Ndërkohë fitore si mysafirë shënuan Akademia Pandev, e cila mundi minimalisht Makedonija Gjorçe Petrovin dhe Rabotniçki, i cili me 2-0 mundi Pobedën.

Liga e Parë – Java 19

FC Shkupi 2–0 Shkëndija

Tikveshi 1–1 Struga Trim Lum

Makedonij Gj.P. 0–1 Akad. Pandev

Pobeda 0–2 Rabotniçki

Bregallnica 0–0 Skopje