Maqedoni

Ramiz Merko “Republikë në Vete”, as me “Zjarrin” e as me “Ahmetitstët”?

Në përçarjet që kanë përfshirë BDI-në, shumë figura kanë marë njërën anë, ose anën tjetër. Mirëpo ka edhe figura të rëndësishme që deri tani nuk janë deklaruar, duke qëndruar anash ndarjeve. Një ndër ta është edhe Ramiz Merko, kryetar i komunës së Strugës, një ndër komunave më të rëndësishme me shumicë shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Ky qëndrim anash u ka rënë në sy edhe lexuesve tanë, shumë prej të cilëve na shkruajnë duke pyetur nëse Merko është me “Ahmetistët”, ose me “Grupin e Zjarrit”.

“Merko është republikë në vete”, thonë me humor nga “Grupi i Zjarrit”, duke u përgjigjur në pyetjen tonë nëse Merko është në anën e tyre.
“Sinqerisht kemi pasur disa kontakte po na ka thënë se dëshiron të qëndron sa është e mundshme më tepër anash”, shtojnë ata deri sa përgjigjen seriozisht.

Vetë kryekomunari i Strugës është i paqasshëm për të folur në këtë temë. Kurse nga grupi “Ahmetist” thonë se Merko është në anën e tyre.

“Vetë ai është duke qëndruar anash për momentin, por është në anën tonë. Këtë e tregon edhe prezenca e ministrit të arsimit Jeton Shaqiri në të gjitha tubimet që i realizon kryetari Ali Ahmeti me bazën”, thonë nga grupi “Ahmetist”.