Partia e Pavle Trajanovit kalon në opozitë
Lidhja Demokratike e Pavle Trajanovit ka vendosur të lëshojë koalicionin qeveritar dhe do të veprojë në opozitë, njoftoi sonte kryetari i saj, deputeti Pavle Trajanov.
“Lidhja Demokratike nuk do e përkrahë rikonstruimin e Qeverisë dhe nuk do të jetë pjesë e shumicës parlamentare”, deklaroi Trajanov pas mbledhjes së Kuvendit qendror partiak.
Ai si shkak për pakënaqësi numëroi mos pranimin e propozimit për një njësi zgjedhore, por edhe mungesën e reformave. LD ka një deputet, vete kryetari Trajanov. Dalja e tij ul shumicën parlamentare, por nuk besohet se do e rrezikojë atë.