Gashi takohet me ambasadorin e OSBE-së: Akti i LSDM-së do të ketë pasoja për vendin
Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, bashkë me nënkryetaren Safije Sadiki Shaini, pritën në selinë partiake Shefin e Misionit te OSBE-së në Shkup, ambasadorin Kilian Wahl
Në takim është biseduar për aktualitetin politik, si dhe rrethanat e krijuara me rritjen e shumicës dhe qasjen e ish partnerëve qeveritarë.
“Me këtë rast, e njoftova Ambasadorin se Alternativa tashmë do të jetë parti opozitare, kjo si rezultat i vendimit të mbrëmshën të Kuvendit Qendror. Nënvizova qasjen jokorrekte që ka pasur LSDM-ja ndaj Alternativës, edhe pse të gjithë e kanë vlerësuar faktin se vitin e kaluar ishte pikërisht Alternativa ajo që i dha jetë kësaj qeverie dhe kështu e hapi rrugën për hapjen e negociatave për aderim në Bashkimin Europian”, tha Gashi pas takimit.
Ai ka shorehur shqetësimin e Alternativës se ky veprim i LSDM-së, e cila e ka thyer marrëveshjen për bashkëqeverisje, ka vendosur edhe një praktikë të keqe që do ketë pasoja jo vetëm për të si parti, por edhe për të ardhmen e një vendi që synon rrugën eurointegruese.
“Ambasadori Kilian Wahl nga ana e tij, e përshëndeti Alternativën për rolin konstruktiv që ka pasur në këtë kohë dhe e inkurajoi që të mbetet në rrugën europiane”, theksoi Gashi