Kolumna

Malli i bardhë për ditë të zeza

“Jepe atë që të dhimbset, për atë që të duhet!” (urti popullore)

Abdulla Mehmeti

Një qeveri me përgjegjësi kombëtare, në pamundësi të tjera do t’i jepte me koncesion minierat e kromit për zgjidhjen e çështjes shqiptare në Maqedoni, për Çamërinë, për Kosovën Lindore, Sanxhakun (krahinën e Rrasës) etj. Rezervat e kromit shqiptar të vlerësuara në miliarda dollarë do të mjaftonin për zgjidhjen e këtyre çështjeve në një afat optimal. Shteti shqiptar ka resurse të mjaftueshme, pa e dëmtuar interesin kombëtar dhe pa iu nënshtruar asnjë faktori të jashtëm, ta zgjidh çështjen shqiptare, jo të bëjë gjumë të rehatshëm edhe pas një shekulli robëri të trojeve etnike nën sundimet e huaja!

Kur shtetet aleate të shqiptarëve i shkrinë me dhjetëra miliardë dollarë për lirimin e Kosovës, pse vetë shqiptarët nuk investojnë për lirinë e Atdheut të tyre?

Çështja shqiptare nuk zgjidhet me deklarata politike dhe me ndihma humanitare!

Përderisa politikanët shqiptarë dinë në mënyrë perfide ta vjedhin pasurinë e shtetit për familjet dhe klanet e tyre, mund të mendojnë edhe për çështjet madhore të kombit, nëse nuk punojnë për interesa të huaja!

Është koha që shqiptarët ta flakin vesin vetëshkatërrues, siç i përshkruan Konica i madh, ku: ,,Të varfrit nuk punojnë, e të pasurit nuk ndihmojnë.”