Kosovë

Vetëm pse ishte në karrocë, familjet s’donin ti linin të martohen, por dashuria triumfoi (VIDEO)

Dashuria është triumfuese, pavarësisht të gjithave. Ani pse u hasën në shumë vështirësi, çifti kosovar sot jeton i lumtur dhe gëzon një familje të lumtur.

Ky ishte edhe rasti i Mentor dhe Hanife Mehmetit. Mentori, duke qenë se ishte në karrocë, nuk e kishte planifikuar asnjëherë martesën në jetën e tij.

Mirëpo ishte vetëm një mendim i gabuar, deri në momentin që Hanifja u shfaq në jetën e tij. Hanifja tregon se si e pa rastësisht në një program televiziv dhe që prej atij momenti e dinte se ai ishte i duhuri. Pavarësisht ndjenjës së madhe që ata kishin për njëri-tjetrin, familja e Hanifes ishte fillimisht kundra kësaj lidhjeje, por duket se me kohën tashmë çdo gjë është rregulluar.

Ata gjithashtu flasin edhe rreth paragjykimeve të ndryshme me të cilat ndeshen. Çifti shprehen se zgjedhin që këto paragjykime të mos i dëgjojnë.

Historinë e tyre të plotë mund ta ndiqni në videon më poshtë: