Humbi shtëpinë dhe pasurinë, por nuk e len namazin (Video)
Pasuria shpirtërore është më e vlefshme se pasuria materiale. Këtë e dëshmon edhe ky banor i një prej vatrave të kapluara nga tërmeti katastrofal. Edhe pse ka humbur shtëpinë dhe pasurinë, ai nuk harron faljen e namazit, duke dhënë shembull për mbarë botën se shpirtërorja është mbi materialen.
Video në këtë Link: https://fb.watch/iBWKKTQ9F8/?mibextid=cr9u03
Ndërkohë Ekipi i Top Channel i cili ndodhet prej dy ditësh në Turqi raportojnë pamje rrënqethëse në një ndër zonat e prekura të tërmetit, në Inskenderun, ku janë hapur kampe me vullnetarë nga e gjithë bota për të ofruar ushqim për banorët.
Në pamjet e raportuara nga gazetari Artur Bibe dhe operatorët, tregohet një kamp i vogël ku ofrohet ushqim për të gjithë dhe banorët e prekur të zonës kanë mundësi të hanë një pjatë supë.
“Njerëzit janë shumë bujarë. E japin me kënaqësi ushqimin. Janë vullnetarë nga të gjithë anët e botës. Është një skenë rrënqethëse, por ka humanizëm, ka ushqim”, thotë Bibe.
“Një pjatë ushqimi e ngrohtë është një zgjidhje e e mirë në një moment ku ke humbur çdo gjë, s’ke asgjë në jetën tënde, të ka humbur shtëpia, ke humbur pasurinë, shumë prej tyre humbën dhe jetën”, shton ai.
Godinat përreth janë të rrëzuara dhe kudo është një shkatërrim total.
“Janë këto momente ku ti mbetesh pa fjalë, nuk di se çfarë të thuash, nuk di se si të shprehesh, me këtë shkatërrim dhe një ndjenjë e thellë keqardhjeje për këtë që shikohet këtu”, shprehet gazetari i Top Channel.
“O zot çfarë tmerri!”
Top Channel