Prokuroria e Shkupit bastis shtëpinë e Marjan Stamenkovski, i konfiskon mbi 90 mijë euro
Prokuroria Themelore Publike informon se ka bastisur shtëpinë e Marjan Stamenkovski, pronar i portalit Dokazm.mk.
Stamenkovski, kundër të cilit Prokuroria ka marë disa denoncime, mbrëmë natën e kaloi në stacion policor. Aty do të qëndrojë derisa prokurori nuk vendosë çfarë do të kërkojë nga gjykata. Ka informata se derisa është zhvilluar bastisja, Stamenkovski ka kërkuar ndihmë mjekësore, me çka është thirë ndihma e shpejtë.
Për të siç thuhet ka denoncime të ndryshme dhe atë nga gazetare, nga priftërinjë, nga një televizion dhe një person anonim i cili është paraqitur si i shantazhuar.
Nga Prokuroria japin informacion se ai dyshohet për përhapjen e materialeve raciste dhe ksenofobike.
“Kundër të dyshuarit në PTHP Shkup ka procedurë përshkak se ekzistojnë dyshime të bazuara se përmes uebportalit të tij, si mjet për kryerje, ka kryer disa vepra penale: përhapje të materialeve raciste dhe ksenofobike, shantazhim, pirateri të veprës audiovizuele dhe keqpërdorim të të dhënave personale”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.